19 Mars 2024

Kuvendi mban seancë për dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme

Prishtinë, 16 nëntor - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

 Duke qenë se politika e jashtme e Kosovës është tërësisht e çakorduar me skandalet e fundit në politikën e jashtme të cilat kanë dëmtuar jashtëzakonisht imazhin e Kosovës në botë, dhe duke pasur parasysh mos funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës, Grupi Parlamentar i LDK-së dhe i LVV-së kanë kërkuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me këtë pikë në rend të ditës “Debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se prioritetet e politikës së jashtme, në vend se të jenë afatgjatë, po ndryshohen në baza ditore, duke krijuar kështu konfuzion dhe situata të papëlqyera para partnerëve tanë ndërkombëtarë ku stopimi i procesit të njohjeve është vetëm një nga pasojat e kësaj politike të jashtme të çakorduar, të papërgatitur dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës.

Po ashtu, duke qenë se Ministri i Punëve të Jashtme nuk përgjigjet as në interesimet e deputetëve për çështje të politikës së jashtme, pasi ai shumë rrallë merr pjesë në seancat e Kuvendit, si dhe në pamundësi që deputetët dhe Komisioni Parlamentar që mbulon politikën e jashtme të kryejnë detyrën e tyre si mbikëqyrës të ekzekutivit të vendit që merret me politikën e jashtme, është kërkuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)