05 Qershor 2020

Kuvendi Komunal i Gjilanit në qershor do t`i rikthehet agjendës së punës

 Gjilan, 21 maj - Kuvendi Komunal i Gjilanit do të rikthehet në punë gjatë muajit qershor, kur parashihet të mbahen dy seanca, sipas një agjende të reduktuar për shkak të gjendjes së pandemisë, por edhe si nevojë për të kompensuar kohën e humbur për këtë arsye.

Kështu është vendosur sot në një takim të kryesueses së Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi -Emini me shefat e grupimeve politike, të cilat përfaqësohen në vendimmarrjen komunale.   

“Ne u dokorduam që të rinisim punën dhe në takimin e sotëm me shefat e grupeve të këshilltarëve komunalë harmonizuam agjendën e punës për takimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet më 26 maj, për t`i hapur rrugë punës së Kuvendit, që gjatë qershorit do të mblidhet dy herë”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Për seancën e parë, në rend dite do të jenë katër pika: Raporti i punës i kryetarit të Komunës për vitin 2019, Raporti financiar janar-dhjetor 2019, Propozim-vendimi për emërimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe z/drejtorëve në institucionet arsimore si dhe një Informatë për pandeminë.

Disa nga pikat tjera, që kanë qenë të planifikuara për mars, do të shtyhen për seancat tjera, meqë nuk kanë ndonjë urgjencë.

Kuvendi do të mblidhet në një ambient të përshtatshëm për të respektuar distancën fizike si dhe kushtet tjera që kërkohen për situatën pandemike.

Pjesëmarrja e publikut nuk është e lejueshme.

Rikthimin e Kuvendeve Komunale në punë e ka lejuar MAPL-ja, sipas kushteve të emergjencës  shëndetësore, pas kërkesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë dhe  Këshillin Emergjent Qendror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)