29 Mars 2024

Kuvendi kërkon nga Qeveria informatë për gjendjen në Veri

Prishtinë, 19 shtator - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga  dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e ditës për seancën e 22 shtatorit.

Pas shterimit të dy pikave të rëndomta të seancave të rregullta të Kuvendit: deklarime jashtë rendit të ditës, si dhe pyetje parlamentare, për punën e Qeverisë së Kosovës, do të  shqyrtohen disa raporte dhe rekomandime të komisioneve parlamentare për punën e agjencive të krijuara nga Kuvendi  i Republikës së Kosovës.

Do te shqyrtohet Raporti i  Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Minierat dhe Mineralet, Raporti i Komisionit për Buxhet dhe Financa  lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për financat e pushtetit lokal.

Po ashtu do te shqyrtohet Raporti vjetor të punës së Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për vitin 2010, si dhe Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Buxhetin e  Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në vazhdim të seancës do të procedohet me projektligjet. Për herë të parë do të shqyrtohen;  Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës,  Projektligji për të huajt, si dhe  Projektligji për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi  dhe siguria bërthamore.

Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen: Projektligji për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera, Projektligji për zjarrfikje dhe shpëtim, si dhe Projektligji për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre.

Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet edhe Rekomandimi i Komisionit për Legjislacion lidhur me emërimin  e drejtorit të Agjencisë kundër Korrupsionit, Propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarit në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe Propozim- vendimi  i ekzekutivit të vendit për emërimin e kryesuesit dhe  anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishikimin e Ankesave.

Kryesia në mbledhjen sotme ka marrë vendim që për seancën e 22 shtatorit të kërkojë nga Qeveria e Kosovës një informatë për gjendjen në Veri të vendit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)