29 Mars 2024

Kuvendi i Kosovës përmbyll sesionin pranveror

Prishtinë, 28 korrik - Gjatë sesionit pranveror të këtij viti, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vazhduar intensivisht aktivitetin ligjvënës në përmbushje të Strategjisë legjislative të Qeverisë dhe Programit të Punës së Kuvendit për vitin 2010”, ka bërë të ditur kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosvës, Jakup Krasniqi.

Ai ka theksuar se nga 73 projektligje të parapara, janë parashtruar 50, janë miratuar 42, janë shpallur 38, kurse në ripunim janë kthyer 3 dhe në procedurë janë 36 projektligje. Janë mbajtur 32 dëgjime publike dhe tri debate në fusha të ndryshe.

Në seancat e këtij sesioni pati 199 pyetje parlamentare, 7 mbikëqyrje parlamentare për zbatimin e ligjeve dhe 29 peticione e ankesa publike.
Gjatë periudhës raporuese janë mbajtur  25 mbledhje të Kryesisë, 22 mbledhje plenare dhe 273 mbledhje të Komisioneve parlamentare.


Krytari Krasniq ka deklaruar se komisionet funksionale e kanë përfunduar shqyrtimin edhe të pesë projektligjeve.

“Komisionet parlamentare në cilësinë e komisionit funksional, gjatë periudhës janar-korrik 2010, kanë  shqyrtuar 58 projektligje dhe 40 të tjera në cilësinë e komisionit të përhershëm, kanë përgatitur 46 raporte për punën e  organeve të pavarura, kanë shqyrtuar 29 peticione dhe ankesa publike, kanë mbajtur 71 takime të grupeve punuese, kanë organizuar 15 vizita jashtë vendit dhe 15 të tjëra brenda vendit“, ka pohuar ai.

Krasniqi ka theksuar se Kuvendin e Kosovës gjatë këtij sesioni kanë vazhduar ta mbështesin OSBE, NDI, USAID, UNDP, GTZ, KE, DCAF, etj.

Në periudhën janar – qershor 2010, për hir të vizitave të personaliteteve ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës ka organizuar katër seanca solemne, në të cilat deputetëve dhe të pranishmëve u janë drejtuar: Z. Stjepan Mesić, president i Republikës së Kroacisë (8 janar 2010), z. Bernard Kouchner, ministër i Punëve të Jashtme i Francës (1 mars 2010), z. Franco Frattini, ministër i Punëve të Jashtme i Italisë (28 prill 2010) dhe z. Tony Blair, ish kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar  (9 korrik 2010).

Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe gjatë këtij sesioni pranveror të  Legjislaturës III ka vazhduar të kultivojë raporte të mira me medien e shkruar dhe elektronike. I përkushtuar për transparencë të institucioneve të Kosovës, Kuvendi ka qenë shumë i hapur për përfaqësuesit e medieve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)