28 Mars 2024

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të rregullt

Prishtinë, 11 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën e radhës në të cilën pritet të shqyrtohen një varg projektligjesh, si dhe pika të tjera, të proceduara nga ana e Qeverisë.

Gjatë kësaj seacne pritet shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/03, dt. 05.06.2020, me të cilin kërkohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të bëjë ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm, sipas nenit 22B të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.03/L-221, Ligjin nr. 04/L-116, Ligjin nr. 04/L-194, Ligjin nr. 05/L-063 dhe Ligjin nr.05/L-007.

Gjithashtu do të shqyrtohen pesë projektligje: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar (MFT), Projektligji  për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan (MFT), Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (MFT), Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020” (MFT), si dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020” (MFT).

Pikë e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë edhe raporti vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)