23 Prill 2024

Kuvendi harron Pandemin me virusin Covid 19, mblidhet për te rrëzuar qeverinë

Prishtinë, 25 mars - Sot kur e gjithë bota po lufton kundër pandemisë së virusit Covid 19, Kuvendi i Republikës së Kosovës, më kërkesën e 44 deputetëve pritet të mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Deputetët e pa përgjegjshëm karrshi situatës se Pandemisë nuk kanë marr parasysh as rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, as të ambasadave te shteteve mike dhe as të shoqëris civile e qytetare për anulimin e këtij mocioni.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar u kanë bërë thirrje dje udhëheqësve të Kosovës të përqendrohen në luftën kundër koronavirusit dhe jo në çështjet politike.

Në një komunikatë të përbashkët të ambasadave thuhet se “në këtë kohë të vështirë, u bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve institucional dhe politik që të përqendrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetuese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës”.

Këtij vendimi po ashtu dje në kryesin e Kuvendit i parapriu një debat i gjerë midis anëtarëve të Kryesisë e kryetarëve të grupeve parlamentare, lidhur me kushtet që posedon Kuvendi i Kosovës për mbajtjen e një seance të tillë, në rrethana të ndërmarrjes së masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i bëri të njohura rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bazë të të cilave, ndër të tjera, rekomandohet mbajtja e distancës së paku dy metr​a midis personave.

Ajo vlerësoi se në bazë të matjeve, salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, në tërë hapësirën e saj, nuk u plotëson në tërësi këto kushte, prandaj shprehu qëndrimin kundër mbajtjes së një seance të tillë në këto rrethana.

Nënkryetarë dhe përfaqësues nga grupet parlamentare në opozitë dhe nga grupi i LDK-së, vlerësuan se kërkesa për seancë e 44 deputetëve, është kushtetuese, prandaj, sipas tyre, seanca duhet të mbahet më së largu sot.  

Ndërkaq lidhur me rekomandimet e IKSHPK-së, ata propozuan shfrytëzimin nga ana e deputetëve të të gjithë hapësirës në sallë plenare, përfshirë dhe lozhat, për të rritur kështu distancën midis tyre.

Ndërkaq, ishte kërkesë e kryetarit të GP të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, që për deputetët e këtij grupi të sigurohet distancë prej dy metrash, konform rekomandimeve të IKSHPK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)