26 Janar 2022

Kuvendi do të nxjerrë një rezolutë të përbashkët për referendumin e Serbisë

Prishtinë, 15 janar - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo seancë vjen pasi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca,  me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.                         

"Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për sot", thuhet në kërkesen e kryeministrit.

Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 janar 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Repubikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takohet me Komisionin me Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesav, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim shqyrton raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike si dhe me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Kosovë, organizon diskutimin tematik ku do të prezantohet niveli i përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të zhvilloj një aktivitet simbolik në sheshin "Skënderbeu". (Pranë Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

- Grupi Protestoj organizon protestën kundër shtrejtimit të energjisë elektrike me moto "Asnji cent ma shumë". (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me Menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon tryezën letrare - Poezia e zgjedhur e Jusuf Gërvallës. (Bibloteka e Qytetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të mërkurën konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të mërkuren konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 12:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon prezantimin e lojës së fëmijëve për trashëgimi kulturore “Mos u nxeh Prizren!”. (Oborri i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Në kuadër të Fetivalit të Dramës "Talia e Flakës" shfaqet "Marksistët dhe Leninistët e Zvicrrës" nga Jeton Neziraj. (Teatri Ardiana në Ferizaj, ora 18:00)