29 Mars 2024

Kuvajti i gatishëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 28 maj - Delegacioni parlamentar i Kosovës, i prirë nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, në përbërje të të cilit ishin edhe  anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti, Naim Maloku e Ibrahim Gashi, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Mehmet Hajrizi dhe këshilltari për protokoll, Skënder Reçica, u kthye sot nga vizita zyrtare në Kuvajt.

Gjatë kësaj vizitë delegacioni ka pasur takime me Princin e Kuvajtit, Shejh Sabah El Ahmed El-Xhabir Es-Sabah, kryeministrin, Nasir El- Muhamed El-Ahmed Es-Sabah, kryetarin e  Kuvendit Kombëtar, Xhasim  Muhamed El-Harrafi, si dhe drejtorin e  përgjithshëm të Fondit të Kuvajtit për Zhvillim, Abdulwahab A. Al-Bader. 
 
Në një prononcim për media me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, dr. Jakup Krasniqi, theksoi se kjo vizitë, e cila u bë me ftesë të kryetarit të   Kuvendit Kombëtar të Kuvajtit, Xhasim Muhamed El-Harrafi, ishte mjaft e frytshme.

Në këtë frymë, në takimet me zyrtarët me të lartë të këtij vendi mik tregohej një interesim i shtuar për rrjedhat e gjithëmbarshme në Kosovë.

Nga kryetari i Kuvendit të Kuvajtit u shpreh hapur pikëpamja për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kuvendi i Kuvajtit shprehte gatishmërinë që të jetë faktor shtytës edhe për qeverinë kuvajtiane për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Pritja e delegacionit të Kuvendit të Kosovës nga zyrtarët e lartë të Kuvajtit, kishte karakterin e një pritjeje të delegacionit të shtetit të pavarur dhe sovran.

Nga takimi në Fondin për Zhvillim të Kuvajtit u shfaqën zotime për përkrahje ekonomike të Kosovës, sidomos në infrastrukturë,bujqësi, arsim dhe shëndetësi, ndërsa varet nga institucionet kosovare se çfarë projektesh do t’ iu ofrojnë segmenteve përkatëse të Kuvajtit për sendërtim të përbashkët të tyre, theksoi kryekuvendari Krasniqi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)