28 Mars 2024

Kurti takon Ambasadorin e Hungarisë

Prishtinë, 19 prill - Kryetari Albin Kurti dhe deputetja Arbërie Nagavci pritën sot në takim Ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen politike në vend, integrimet euro-atlantike dhe për bashkëpunimin bilateral të Kosovës me Hungarinë e për mundësitë e shtimit te tij. Kryetari Kurti foli për hapat të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! propozon për të dalë nga kjo situatë e cila ka shkaktuar diku ngecje e diku regres në dimensionin socio-ekonomik dhe politiko-institucional.

Të dyja palët pas diskutimit u pajtuan për bashkëpunim të vazhdueshëm e takime të mëtutjeshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)