28 Mars 2024

Kurti: Shkarkimi i Qeverisë ka për qëllim shkëmbimin territorial

Prishtinë, 25 mars - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se motori i rrëzimit të qeverisë së tij është presidenti, Hashim Thaçi, pasi siç tha ka një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial me Serbinë.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se ky mocion mosbesimi po e len popullin pa qeveri në momentin më delikat të luftimit ndaj pandemisë Covid 19.

Kurti duke folur për këta dy muaj të qeverisjes së tij në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për rrëzimin e tij prej pushteti, tha se janë bërë punë të mëdha. Derisa theksoi se qeveria e tij ka mbështetjen e popullit.

“Për bindjen time të fuqishme motori i këtij nxitimi për të shkarkuar këtë qeveri nuk ka të bëj fare me minist rin. Nuk ka të bëj as me tërheqjen e trupave nga ShBA-të. Por ka të bëj asgjë më pak se me një marrëveshje të gatshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në prapavijë motori që e shkakton rrëzimin e qeverisë. Ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë."

"Pazari presidencial me këtë qeveri ku udhëheq unë nuk bëhet. Provoj të shpall ai gjendjen e jashtëzakonshme, nuk e bëri. Shkoj në shtëpi të bardhë me bë marrëveshje, pse nuk bëri. Me mua kryeministër me këtë qeveri nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, pa u kriju gjendja e jashtëzakonshme."

"Nuk ka marrëveshje as në Shtëpi të Bardhë, as të gjelbërit, as të kuqe për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj motori në prapavijë i krejt kësaj pune është që largohem unë dhe të hapet rruga për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Unë jam më i bindur se kurrë se marrëveshje të gatshme ka. Këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takimin që kishim”, tha ai.

Kurti në këtë seancë tha se primare për të është parandalimi i virusit Covid 19.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri, e aq më pak vetja. Mua më dhimbsen njerëzit dhe qytetarët, populli se çka po i bëhet me këtë mocion mosbesimi. Së pari ky mocion mosbesimi synon të lej popullin pa qeverinë e tij. Pa qeverinë e tij që e ka votuar. Së dyti po e len qeverinë pa një qeveri reformatore e cila padyshim se lufton korrupsionin. Dhe zotimin për punësim për gratë dhe rininë që e ka seriozisht si askush tjetër."

"Dhe së treti po dëshironi të leni popullin pa këtë qeveri mu në mes të përhapjes së koronavirusin në javën më të rëndësishme në një menaxhim tonin i cili është shembull, jo për vendin e rajonit...populli e din që unë nuk e kam mbështetjen e juaj si deputet të PAN-it, populli e din që edhe prej disa deputetëve të LDK-së se kam mbështetjen. Por ju të gjithë e dini se kjo qeveri e ka mbështetjen e qytetarë të cilët janë në një gjendje të rëndë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tregoi në detaje gjitha veprimet që i ka bërë për të parandaluar këtë virus.

“Kemi bërë ndalimin e hyrje daljeve në disa komuna, kemi mbyllur kufijtë, aeroportin. Kemi themeluar komisionin e posaçëm për parandalimin e koronavirusit. Me mua si kryeministrit si udhëheqës shtatë ministria dhe 12 ekspert të fushës. Këtij komisioni i shtohen edhe shtatë anëtarë të tjerë."

"Kemi bërë shpërndarjen e materialeve të domosdoshme në të gjitha komunat. Përgatitjet për izolim, komunikim me mediat dhe publikun. Kemi shpall emergjencën për shëndetin publike, kemi ndaluar fluturimet në vendin tonë, por jo për nënshtetasit tonë. Dhe qendrën e konvikteve e kemi bë rë hapësirë karantine”, tha ai.

Kurti foli edhe për largimin e tarifës, ku tha se kjo nuk duhet të jetë një arsye për rrëzimin e tij, pasi me 1 prill përmes një vendimi të qeverisë do të largohet tërësisht.

“Kemi hequr tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina. Deri më 1 prill 2020. Kemi thënë se qeverinë në tërësi të nxjerr vendimin për heqje në tërësi tarifën dhe vendosjen e reciprocitetit. Ashtu siç jemi zotuar në fushatë dhe në si e kemi pasur në marrëveshjen e koalicionit qeverisë dhe në programin tonë”, tha ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)