29 Mars 2024

Kurti prezanton programin qeverisës, paralajmëron buxhet 3 miliardë euro

Prishtinë, 3 shkurt - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje i mandatar për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar sot para deputetëve, programin qeverisës.

Kurti tha se qeveria e tij do të jemi Qeveri e kursimit të parasë publike. Ai ka paralajmëruar se buxheti i shtetit do të arrijë deri ne 3 miliardë euro.

“Do të jemi Qeveri e kursimit të parasë publike. Para meje do të jenë 15 ministra dhe jo 21 ministra siç ishin më herët. Me pak shpenzime në poste e më shumë në projekte. Do të depolitizohen ndërmarrjet publike”.

“Do të jemi Qeveri e ekonomisë, do të hapemi vende të reja të punës. Qeveria do të punojë në zgjerimin e eksportit. Do të rrisim transparencën. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet dhe të transformohet si agjenci brenda Qeverisë”.

“Do të marrim masa që ndikojnë në punësimin e të rinjve dhe grave. Do të bëjmë subvencionimin e pagave të sektorit privat. Do të jetësojmë grantin e katër për komuna. Më shumë qasje në financa, pa monopole e më shumë mbrojte e qasje që të rrisim punësimin”.

“Për punëtoret më shumë të drejta, 40 orë në javë për punëtorin do të shtojmë numrin e inspektorëve për 400”.

“Buxheti i shtetit do të arrijë në 3 miliardë euro. Do të niset një program i punësimit. Do të evitohen të gjitha keqpërdorimet financiare. Do të mbështesim edhe bujqësinë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)