10 Prill 2021

Kurti planifikon ta formojë Qeverinë me deputetë të komuniteteve joserbe

Prishtinë, 3 mars - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Qeverinë e re të Kosovës planifikon ta formojë duke marrë rreth vetes deputetë të komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu një koalicion të mundshëm me partitë shqiptare dhe me Listën Serbe.

Gjatë një prononcimi për media nga Tirana, Kurti tha se beson që ta kalojë shifrën prej 61 deputetëve, sa janë të nevojshme për ta formuar qeverinë.

“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë.''

''Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e donë të renë. Populli e ka bërë prerjen, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin e t’ia devijojmë dëshirën”, tha Kurti.

Sipas rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëevendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 17.41 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përfundim të numërimit të votave me postë dhe pritet që shumë shpejt të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kurti kishte refuzuar që ta marrë në koalicion qeverisës Listën Serbe edhe më 2020, por sipas Kushtetutës së Kosovës, kësaj partie, që përfaqëson serbët e Kosovës, i takuan dy ministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)