19 Prill 2024

Kurti i dërgon kërkesë për opinion Komisionit të Venedikut lidhur me kompetencat e Presidentit

Prishtinë, 2 maj - Dje Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit.
 
Kurti ka thënë se në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese.

Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni sipas tij do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision.
 
Duhet theksuar që është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre.

Komisioni i Venedikut është një trup këshillues i Këshillit të Evropës (KiE) dhe përbëhet nga ekspertë të pavarur të sferës së të drejtës kushtetuese.

Është themeluar në vitin 1990 pas rënies së Murit të Berlinit, në një kohë të nevojave të menjëhershme për ndihmë kushtetuese në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Zyrtarisht njihet si Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit, por për shkak të vendit të takimit, Venedik, Itali, ku sesionet mbahet për katër herë në vit, i referohen si Komisioni i Venedikut.

Roli i Komisionit është që të ofrojë këshilla ligjore për shtetet anëtare, posaçërisht për të ndihmuar shtetet që dëshirojnë që t’i përshtatin strukturat e tyre legale dhe institucionale në një linjë me standardet evropiane. Gjithashtu Komisioni ofron përvojë ndërkombëtare në sferën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Komisioni ka 61 anëtarë, 47 janë anëtarë të Këshillit të Evropës, kurse 14 të tjerët janë Algjeria, Brazili, Kili, Kosta Rika, Izraeli, Kazakistani, Korea, Kosova, Kirgistani, Maroku, Meksika, Peru, Tunisi dhe SHBA-të.

Anëtarët individual janë profesorë universitar të së drejtës publike dhe ndërkombëtare, gjykatës kushtetues dhe të gjykatave të larta, anëtarë të kuvendeve kombëtare dhe një pjesë janë shërbyes civil.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)