29 Mars 2024

Kurti fton Thaçin që t’i bashkërendojnë veprimet rreth politikës së jashtme

Prishtinë, 3 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës letër ka kërkuar nga presidenti një takim gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet e përbashkëta rreth politikës së jashtme.

"Po ju shkruaj përsëri, që të takohemi për të bashkëbiseduar rreth bashkërendimit tonë në politikën e jashtme."

"Ashtu siq kam shkruar edhe në letrën time të fudnit, politika e jashtme është ajo që duhet të na përbashkojë neve."

"Përfaqësimi i Kosovës duhet të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund ta arrijmë duke qenë të harmonizuar në qëndrimet tona të cilat përveq sukssit do të garantonin edhe zhvillim ekonomik e siguri shtetërore e kombëtare", ka theksuar kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.

"Duke e parë që shteti me të cilin ne dëshirojm të dialogojmë është i unifikuar me qëndrime të dëmshme karrshi shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, për këtë, por jo vetëm për këtë arsye, prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm."

"Po e theksoj edhe njëherë që dallimet tona duhet të mbesin brenda vendit e të mos ndikojnë kur ta përfaqesojmë atë", ka thënë në fund Kurti.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)