29 Mars 2024

Kurti emëron Enver Dugollin, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes

Prishtinë, 18 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, ka emëruar sot, Enver Dugolli, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryeministri Kurti i ka uruar punë të mbarë dhe suksese Dugolli në angazhimin e tij në këtë Ministri shumë të rëndësishme për vendin duke thënë se beson që këtë detyrë ai do ta kryejë me profesionalizëm të lartë.

Enver Dugolli u lind më 27 janar 1963, në Nekoc të Drenicës. Studimet e nivelit master i Sociologjisë, i përfundoi në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka qenë i burgosur politik dy herë, në vitin 1981 dhe 1997. Në burgje të ndryshme i mban mbi 10 vite burg. Nga burgosja e dytë lirohet në vitin 2001.

Ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kreu detyra të rëndësishme ushtarake me gradën Kolonel. Pensionohet nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral në Pension.

Në vitin 2019 ka botuar librin “QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH”. Aktualisht është anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje e Siguri në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)