14 Dhjetor 2019

Kurti e njoftoi ministrin italian mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje

Prishtinë, 20 nëntor - Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, së bashku me anëtarët e Kryesisë sonë, znj. Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla u pritën nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, z. Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.

Në një atmsoferë miqësore Guerini e uroi Lëvizjen Vetëvendosje! për rezultatin dhe fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.

Njëherit Kurti e njoftoi ministrin mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht. Sepse, populli vendosi që mbaroi pritja e gjatë për një qeveri të pakorruptuar dhe punëtore.

Shprehëm falenderimin dhe mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën për paqe, zhvillim, demokratizim e siguri. Italia është edhe fqinji më i madh i Ballkanit perëndimor.

Bashkëpunimi ynë do të jetë i afërt dhe i sinqertë, si bilateral ashtu edhe për BE e NATO. Prandaj edhe takimet tona do të jenë sa më të shpeshta e sa më konstruktive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)