20 Prill 2024

Kurti e falënderon Lajčák për qëndrimin e tij kundër shkëmbimit te territoreve

Prishtinë, 18 maj - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera regjionale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák.

Në fillim, Kryeministri në detyrë diskutoi me Lajčák për situatën me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Mes tjerash, u diskutua për kalimin në fazën e dytë të lirimit gradual të masave, dhe rezultatet e fundit në menaxhimin e COVID-19 sipas të cilave numri i të shëruarëve është 3-fish më i lartë së numri i rasteve aktive.

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Kryeministri në detyrë z. Kurti përsëriti përkushtimin e tij për një dialog me parime, të përgatitur mirë ku e rëndësishme është përmbajtja e marrëveshjes dhe ku qytetarët janë përfitues të saj.

Me këtë rast, Kurti e falënderoi Lajčák për qëndrimin e tij kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, ide që nuk ka as mbështetje rajonale.

Kryeministri në detyrë po ashtu parashtroi kërkesën dhe nevojën për një vendim sa më të shpejtë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)