13 Prill 2021

Kuota gjinore ka lehtësuar angazhimin politik të grave

Prishtinë, 5 mars - Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka vlerësuar se edhe pse rëndësia e kuotës gjinore shpesh ishte kritikuar dhe kundërshtuar, ndikimi i saj në përfshirjen e më shumë grave në Kuvendin e Kosovës është shumë i vrejtshëm.

Ndonëse në listat zgjedhore të partive politike ishin rreth 30% kandidate gra, në zgjedhjet e fundit parlamentare numri i grave deputete (sidomos atyre që fituan pa ndihmën e kuotës) u rritë dukshëm për dallim prej viteve të tjera.

Zbatimi i legjislacionit për kuotën gjinore sipas QIKA-së ka hapur rrugë për më shumë gra politikane. Në disa raste gratë të cilat herën e parë e kanë fituar mandatin e deputetes përmes kuotës, në zgjedhjet e tjera janë radhitur ndër deputetët më të votuar.

Në grafikonin e paraqitur nga QIKA vërehet se numri i grave që kanë fituar pozitën e deputeteve pa ndihmën e kuotës është rritur ndër vite. Përderisa në zgjedhjet e vitit 2007 ishin vetëm 16 gra që ishin zgjedhur pa kuotë, në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti numri i tyre është rritur në 35.

Ne vlerësojmë se kuota ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm duke ndihmuar gratë nga rajone e profesione të ndryshme të jenë pjesë e parlamentit. Kësisoj, kuota ka lehtësuar angazhimin politik për gratë të cilat në një realitet tjetër kanë qenë larg mundësive të përfshirjes në sferën publike.

Mirëpo kuota nuk duhet të jetë caku ynë. As rritja e numrit të grave deputete nuk është e mjaftueshme për betejën tonë për barazi. Veçse kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të shtruar diskutimin shumë të nevojshëm për rëndësinë e angazhimit politik të vajzave dhe grave në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)