29 Mars 2024

Kuçi kemi nevojë për të pasur një udhëzues të qartë nga BE

Prishtinë, 9 shkurt - Në takim, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe Lawrence Meredith kanë biseduar për bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian si dhe për proceset zhvillimore në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka falënderuar për mbështetjen që Komisioni Evropian po i jep Kosovës dhe ka falënderuar për angazhimin që ka Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka caktuar sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik si dhe perspektiven Evropiane si prioritete kryesore për ketë viti, mirëpo, kemi nevojë për të pasur një udhëzues të qartë dhe konkret nga BE-ja në mënyrë që ti përmbushim obligimet tona me afate kohore të caktuara”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Ndihmësi i drejtorit gjeneral në Drejtorinë për Zgjerim të Komisionit Evropian, Lawrence Meredith ka njohur zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi  se brenda disa javësh, z. Catherine Ashton, Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe nënpresident i Komisionit Evropian do të vizitojë Kosovën për të shprehur gatishmërinë e Bashkimit Evropianë për bashkëpunim.

Zoti Meredith po qëndron në Kosovë, me qëllim të informimit për aktivitetet në procesin e liberalizimit të vizave, tregtisë së lirë, marrëveshjeve të ri-athtësimit dhe në përgjithësi për procesin e dialogut të SAP-it.

Në takim është biseduar edhe për zgjedhjet e kaluara në Kosovë, të cilat z.Meredith i ka vlerësuar si të suksesshme për imazhin e Kosovës, ndërsa zëvendëskryeministri ka shprehur qëndrimin se Qeveria e Kosovës është e gatshme të udhëheqë procesin e reformës së sistemit zgjedhor në Kosovë dhe për këtë do të ketë nevojë edhe për mbështetjen e ekspertëve të BE-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)