16 Prill 2024

Krytari i Kuvendit, Jakup Krasniqi viziton Shqipërinë

Prishtinë, 7 prill - Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi fillon sot vizitën katër ditëshe në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite kryekuvendari Krasniqi do të flasë në një tribunë të Forumit Politik, ndërsa do të takohet me kryekuvendaren Topalli dhe kryeministrin Berisha.

ISN organizon një forum ku do të marrin pjesë edhe ligjvënës shqiptarë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik të akreditur në Shqipëri, të shoqërisë civile dhe të medies. Të pranishmit do të mbajnë një fjalim mbi temën “Balancat e reja në Ballkan – e ardhmja evropiane”.

Kryekuvendari Krasniqi është ftuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të Tiranës për të mbajtur fjalë në një veprimtari të Forumit Politik, në temën “Balancet e reja në Ballkan-e ardhmja evropiane”.

Pjesëmarrës të kësaj veprimtarie do të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik të akreditur në Shqipëri, të shoqërisë civile dhe të medias.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)