19 Prill 2024

Kryetarja Osmani kërkon konsensus lidhur me nismën legjislative për pandeminë

Prishtinë, 5 maj - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka mbajtur sot një takim konsultativ me shefat e Grupeve Parlamentare.

Në këtë takim është diskutuar nisma legjislative e kryetares së Kuvendit për krijimin e hapësirës së domosdoshme ligjore me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID – 19, si dhe për dy nismat e Grupit Parlamentar të PDK-së lidhur me masat ekonomike pas pandemisë.

Kjo iniciativë e Kryetares së Kuvendit u riaktualizua pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastit KO61/20, përmes së cilit ia rikujton Kuvendit detyrimin “qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcaktoj mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19”. 

Znj. Osmani, duke u thirrur në të dy aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, edhe njëherë u bëri thirrje shefave të Grupeve Parlamentare për të arritur konsensusin e nevojshëm për tejkalimin e qëndrimeve politike të cilat kanë bllokuar këto nisma qysh në trajtimin fillestar të tyre në Kryesinë e Kuvendit.

Megjithatë, përkundër insistimit nga ana e Kryetares së Kuvendit, aktualisht nuk është arritur konsensus ndërmjet subjekteve politike. 

Kryeparlamentarja Osmani vlerësoi se ky është një rast i humbur i Kuvendit, jo vetëm për t’u përgjigjur në obligimet që rrjedhin nga dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, por sidomos edhe sa i përket garantimit të bazës së mirëfilltë ligjore për t’u përballë me pandeminë COVID-19, në funksion të mbrojtjes së shëndetin publik.

“Përkundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, sipas Kushtetutës Kuvendi është plotësisht funksional, nuk ka humbur asnjë kompetencë, ndaj duhet të procedojë me këto nisma”, është shprehur kryeparlamentarja Osmani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)