20 Prill 2024

Kryetari Mustafa kujton Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut

Prishtinë, 2 korrik - Me rastin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990 ishte akti me rëndësi vendimtare për historinë e re të Kosovës.

Kjo deklaratë sipas tij ishte padyshim pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Ky akt me vlera të veçanta historike ishte gjithashtu shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

"Shpreh mirënjohje të thellë për deputetët e Kuvendit të atëhershëm të cilët me përkushtim dhe vendosmëri në rrethana të jashtëzakonshme miratuan këtë deklaratë, duke shpallur Kosovën njësi të barabartë në federatën jugosllave."

"Përpjekjet e popullit të Kosovës për pavarësi do të kujtohen në të gjithë brezat”, ka thënë Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)