28 Mars 2024

Kryetari Konjufca priti në takim ambasadorin e Belgjikës, Frédéric Meurice

Prishtinë, 20 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me këshilltaren Arbenita Mjekiqi, sot priti në takim ambasadorin jo-rezident të Belgjikës për Kosovë, Frédéric Meurice, i cili shoqërohej nga Shefi i Zyrës Belge, Julien Sassel.

Me këtë rast, kryetari Glauk Konjufca falenderoi ambasadorin belg për mbështetjen e Belgjikës përgjatë proceseve shtetndërtuese të vendit tonë dhe në agjendën evropiane.

Në takim, ndër të tjera, u theksua përkushtimi për thellimin e mëtutjeshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve tona.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)