25 Prill 2024

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Enver Malokun

Prishtinë, 11 janar - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa përkujton Enver Malokun, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Enver Maloku, bashkëpunëtor i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe shef i QIK-ut gjatë viteve të 90-ta, kishte punuar për të afirmuar vlerat demokratike të vendit tonë, për të njoftuar vendin dhe botën mbi veprimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë në kohërat më të vështira kur Kosova ishte në një terr informativ.  

"Enveri tërë jetën i kushtoi lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, me një përkushtim e vendosmëri të pafund. Zbardhja e vrasjes së Enverit është detyrim jo vetëm ndaj tij dhe familjes së tij ose ndaj LDK-së, por është një obligim ligjor, shtetëror e moral ndaj shtetndërtimit të një Kosove ku mbizotëron drejtësia, rendi dhe ligji", ka thënë Mustafa.

Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit 1999 pak metra prej banesës së tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)