29 Mars 2024

Kryetari i AAK-se, uron SHBA-të për 4 Korrikun

Prishtinë, 3 korrik - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uron ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Christofer Dell, stafin diplomatik amerikan në Kosovë, pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, popullin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

Në këtë ditë të shënuar, ne ndajmë gëzimin me secilin amerikan, nderojmë pavarësinë e vendit që përgjithmonë ishte në mbrojtje të demokracisë, lirisë dhe humanizmit kudo në botë.

Populli i Kosovës do t’i jetë përherë mirënjohës popullit dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e dhënë vendit tonë, në përpjekjet tona të djeshme për të fituar lirinë dhe në këto të sotmet për të ndërtuar shtetin dhe demokracinë e vërtetë në Republikën e Kosovës, andaj festa e SHBA-ve është edhe festë e jona, thuhet në telegramin urues të kryetarit të AAK-së, Haradinaj, në prag të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)