19 Prill 2024

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim diplomatin japonez, Keisuke Yamanaka

Prishtinë, 18 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarin e ri  me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Kryetari Konjufca uroi z.Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj vendit tonë.

Japonia mike, përveçse kontribuuese e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtetndërtimit të saj dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi kryetari Konjufca, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Nga ana e tij, z.Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)