28 Mars 2024

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Ambasadoren Greke, Heleni Vakali

Prishtinë, 20 maj - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, priti sot në takim njoftues Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Ambasadoren Heleni Vakali.

Kryetari Konjufca i shprehu mirëseardhje dhe e uroi për detyrën e re ambasadoren Vakali.

Ai po ashtu i vlerësoi marrëdhëniet e mira  mes shteteve tona dhe çmoi përkrahjen e Greqisë, duke shprehur njëherësh gatishmërinë e avancimit të raporteve ndërshtetërore dhe thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes të përbashkët. 

Kryetari i Kuvendit ritheksoi rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, mbështetjen për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe kërkoi përkrahjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Në takim u shpreh gatishmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)