19 Prill 2024

Kryesia vendos sot për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit

Prishtinë, 2 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur për sot mbledhjen e Kryesisë në me pikën e vetme të rëndit të ditës kërkesen e 61 deputetëve  për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së re.

Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.  

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.

Po sot kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në të cilën do të pritet që të vendosen përfundimisht emrat e ministrave të LDK-së në Qeverinë Hoti.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)