19 Prill 2024

Kryesia përcakton rendin e ditës për tri seancat e Kuvendit

Prishtinë, 21 qershor - Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin  pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare ka përcaktuar rendi i ditës për tri seancat e radhës të Kuvendit të Kosovës, të cilat parashihen të mbahen më 25  qershor dhe me një dhe tetë korrik.
 
Në seancën e 25 qershorit, pas pikave të zakonshme të rendit të ditës  së seancave të rregullta parlamentare: deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë: Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike,  Projektligjin për tatimin e normës së akcizës në Kosovë dhe Projektligjin për Administratën Tatimore të Kosovës. Në të njëjtën seancë, ndërkaq, do të shqyrtohet edhe Rekomandimi i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, lidhur me  Projektligjin për Mbrojtjen e Natyrës.

Për seancën e një korrikut është paparaparë të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit, kurse për herë të dytë të shqyrtohen: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Ujitjen e Tokave Bujqësore dhe  Projekt-Kodi i Drejtësisë për të mitur. Do të shqyrtohet ndërkaq edhe Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Procedurën  Administrative.

Në po këtë seancë do të shqyrtohen:  Raporti vjetor i Rregullatorit për Ujëra e Mbeturina, për vitin 2009, Raporti për funksionimin e sistemit të Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik të Kosovës (për vitin 2009), Propozim – vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Kryetarit dhe të anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit  Publik, Propozim – vendimit tjetër i ekzekutivit të vendit për emërimin e anëtarëve t Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit, si dhe Rekomandimi lidhur me nominimin për Bordin për Ankesa të Medieve (BAM) nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Seanca e tetë korrikut është rezervuar për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010.

Në Kryesi është arritur pajtimi që në këto seanca të radhiten edhe projektligje të  tjera, të cilat gjenden në procedurë parlamentare, në mënyrë që të miratohen gjatë këtij sesioni të Kuvendit të Kosovës.

Kryesia, ndërkaq, ka vendosur që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që ta procedojë sa më parë për miratim në Kuvend të Projektligjit për qytetin e Prishtinës.

Sa i përket kërkesës së deputetit Nait Hasani për debat, për dënimin e krimeve të komunizmit në Kosovë, edhe në këtë takim nuk është arritur ndonjë vendim i prerë, pasi që është kërkuar që të dihet qartë se çka dëshirohet, por edhe që paraprakisht të harmonizohen  qëndrimet e grupeve parlamentare për tekstin e rezolutës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është pajtuar që t’ia dërgojë  për mendim Qeverisë së Kosovës  Projektligjin për Komisionin e Pavarur për  Media  dhe Transmetim, të hartuar nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)