24 Prill 2024

Kryesia mblidhet sot për shpërndarjen e Kuvendit

Prishtinë, 5 gusht - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mban mbledhje sot me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilen do të behën përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI.

Mbledhja e kryesisë është thirrur nga Kadri Veseli në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit pasi Presidenti Hashim Thaqi kishte kërkuar mandatar të ri për qeverinë.

Zgjedhjet sipas tij janë te pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës.

Ai ka shtuar se qytetarët e Kosovës meritojnë një qeverisje të re, që punon për zhvillim të hovshëm ekonomik, që e lufton korrupsionin pa kompromis, që u ofron perspektivë të rinjve në Kosovë, që garanton mundësi të barabarta për të gjithë dhe që sjell më shumë të reja e të rinj, ndërmarrës e intelektualë, në lidershipin institucional, për ndryshimet e mëdha që janë të domosdoshme.

Procedura për të shpërndarë Kuvendin thekson se duhen 80 vota të deputetëve që të vendosin për të ndërprerë punën dhe shpërndarë legjislativin.

Neni 82 i Kushtetutës së Kosovës e ka përcaktuar saktë mënyrën se si Kuvendi mund të kryejë procesin e shpërndarjes.

“Kuvendi shpërndahet në këto raste: Nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën 1 të nenin 82 të Kushtetutës së Kosovës".

Po ashtu, Kushtetuta e Kosovës e përcakton edhe mënyrën se si mund të thirret një seancë. Duhen të paktën 40 deputetë të bëhen bashkë për të ftuar një seancë të jashtëzakonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)