20 Prill 2024

Kryesia e LDK-së viziton Bashkësinë Islame të Kosovës

Prishtinë, 4 qershor - Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Kryesia e Lidhje Demokratike e Kosovës ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës. 

Në emër të Kryesisë ka folur sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri, i cili ka uruar Fitër Bajramin, të gjithë besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Në emër të kryetarit Mustafa dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ua përcjellë urimet për Fitër Bajramin. Uroj që sakrifica, lutjet dhe veprat e mira të çdo besimtari myslimanë gjatë muajit të Ramazanit, të pranohen. Solidariteti, paqja, dashuria dhe mirësia të zotërojnë në familjet tuaja dhe tona”, ka thënë z. Beqiri.

Urimet më të mira për Fitër Bajram, kanë përcjellë edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa dhe kryetari i Forumit të Rinisë, Fidan Rekaliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)