Kryesia e LDK-sa caktoi bartësit e grupeve punuese përgatitore
Prishtinë, 16 qershor - Mbështetur në vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, sipas së cilit janë themeluar katër grupe punuese përgatitore, të cilat do të përgatisin dokumentet strategjike për të ardhmen e LDK-së, si dhe në autorizimin që ky këshill i ka dhënë kryesisë së LDK-së për të caktuar përbërjen e grupeve punuese, sot kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës caktoi sot bartësit e tyre.Bartës të grupeve janë caktuar:
I. Grupi për platformën politike të zgjedhjeve: Dr. Eqrem Kryeziu
II. Grupi për plotësim-ndryshime të statutit të LDK-së: Znj. Nekibe Kelmendi
III. Grupi për Programin politik dhe zhvillim të LDK-së: Dr. Sabri Hamiti
IV. Grupi për Projektin politik të LDK-së për qeverisje: Dr. Isa Mustafa
Bartësit e grupeve dhe kryesia e LDK-së do të punojnë në përcaktimin e përbërjes së grupeve.