29 Mars 2020

Kryeparlamentarja Osmani zotohet ta forcojë shtetin dhe sundimin e ligjit

Prishtinë, 17 shkurt - Në seancën solemne të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se pavarësia e Kosovës më 17 shkurt është e pakthyeshme, derisa ka bërë thirrje për ruajtje të sovranitetit territorial.

"Sot Kosova është e vendosur që të integrohet në bashkësinë e popujve të qytetëruar evropianë, dhe të shndërrohet në epiqendër të stabilitetit në rajon."

"Ne kemi dëshmuar tradicionalisht kulturë të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë. Këto janë vlerat kulturore tonat, të cilat do të vazhdojmë t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë edhe më tutje", ka deklaruar Osmani.

Por, në të njëjtën kohë Osmani ka shtuar se do ta thellojnë përpjekjen për shtetndërtim e demokratizim.

Prandaj, sot sipas saj na duhet një patriotizëm konstitucional, duke u përpjekur maksimalisht që referencë e jona e çdoditshme të jetë Kushtetuta, ligjet dhe respekti ndaj tyre.

Ndaj , është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithëve për një shtet stabil, të zhvilluar ekonomikisht, të lidhur me botën dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në të.

"Sot në 12-vjetorin e pavarësisë duhet zotohemi se çdo ditë do të përpiqemi që ta forcojmë shtetin, sundimin e ligjit, mbrojtjen e lirive themelore njerëzore dhe jetë me dinjitet për të gjithë."

"Duhet të zotohemi sërish se do të mbrojmë çdo pëllëmbë të Kosovës sonë, të sigurojmë pacenueshmërinë e integritetit territorial e sovranitetit të vendit dhe që jo vetëm fjalët tona por edhe veprat tona të dëshmojnë se 17 shkurti 2008 është i pakthyeshëm dhe se Republika e Kosovës është e përhershme."

"Kosova nuk ka alternativë, atë duhet ta bëjmë gjithnjë e më e fortë, sepse është mëmëdheu ynë i vetëm!", ka thënë në fund Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.