29 Maj 2020

Kryeparlamentarja Osmani përkujtoi 21-vjetorin e Masakrës së Dubravës

Prishtinë, 19 maj - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani përkujtoi 21-vjetorin e Masakrës së Dubravës.
 
Në maj të vitit 1999, 21 vjet më parë ka ndodhur një krim i planifikuar i pushtetit serb në burgun e Dubravës.

Afro 1 mijë të burgosur të rreshtuar në oborrin e burgut, u qëlluan mizorisht nga ana e forcave serbe të sigurisë.

Ndërmjet datave 18 e 24 maj, në burgun e sigurisë së lartë janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.

Të burgosurit u vranë dhe u ekzekutuan pa ndonjë urdhër gjyqësor dhe kjo më së miri shpërfaqë veprimin gjenocidal të shtetit serb jo vetëm ndaj të burgosurve, por edhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.

Një kallëzim penal i dorëzuar më në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës për ish- Jugosllavi nuk është trajtuar asnjëherë. Siç nuk është trajtuar as një kallëzimi penal i të burgosurve të shpëtuar i dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut në Pejë, 12 vjet më parë.

Kë vetëm një rrugë që të mos përsëritet historia. Që autorët të dënohen!

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)