29 Mars 2024

Kryeparlamentari Krasniqi viziton Holandën

Prishtinë, 20 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës.

Gjatë kësaj vizite, e cila do të zgjasë nga sot deri më 24 prill 2011,  kryekuvendari Krasniqi do të takohet me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, znj. Gerdi Verbeet, me René van der Linden , kryetar i Senatit të Holandës, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve holandeze.

Gjatë vizitës kryetari Krasniqi do të shoqërohet nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Integrime Evropiane, Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit të kryekuvendarit dhe Skënder Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)