26 Prill 2024

Kryeminsitri Albin Kurti viziton komunën e Istogut

Istog, 7 shkurt - Kryeminsitri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruara nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisw dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa dhe Ministren e Arsimit, Shkencws dhe Teknologjisë Hykmete Bajramin, vizituan sot komunën e Istogut pas erërave të fuqishme  që goditën Istogut dy ditë më parë. 

Të shoqëruar nga Kryetari i Komunës Haki Rugova  ata viztuan kompaninë "Agroprodukti" në fshatin Sinajë e cila është dëmtuar nga erërat e fuqishme që  përfshinë Istogun natë më parë. Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova tha se nga kjo erë janë shkaktuar dëme të mëdha në aspektin bujqësor por edhe nëpër shtëpi banimi.Ai shtoi se janë duke bërë një vlerësim të dëmeve të shkaktuara  dhe se presin përkrahjen e qeverisë për tejkalim të kësaj  gjendje. 

Kyreminsitri i Republikës së Kosovës Albin Kurti tha se “Jam këtu bashkë me dy ministrat tanë në mënyrë që të njoftohemi për së afërmi me këto dëme dhe natyrisht pas regjistrimit, evidentimit, vlerësimit të këtyre dëmeve të shohim  si qeveri se çka do të mund të ndihmojmë duke u përqëndruar te nevojat urgjente së pari. 

Gjatë kësaj vizite Kryetari Rugova së bashku më Kryeministrin Kurti vizituan edhe shkollën fillore “Hysni Zajmi” në Vrellë si dhe shkollën fillore”Zymer Zeka “ në Kaliqan të cilat kanë pësuar dëmë të mëdha nga era. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)