25 Prill 2024

Kryeministrit Thaçi uron besimtarët islamë

Prishtinë, 15 nëntor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava dhe besimtarët islamë, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në mesazh thuhet:

I nderuari z. Tërrnava,
Të nderuar besimtarë,

Në këtë ditë të bekuar të sakrificës, kur të gjithë besimtarët myslimanë bashkohen në adhurimin e krijuesit, respektimin dhe dashurinë për njëri tjetrin, dëshiroj t’ju uroj me dëshirën që dashuria, paqja dhe mirëqenia të mbizotërojë në në familjet tona.

Duke përkujtuar mesazhet që sjell kjo festë për të mirën e njerëzimit, dhe lartësimin e vlerave të larta shpirtërore morale, urojmë që harmonia midis njerëzve kudo në botë të mbisundojë në arsyet tona.

Kjo festë e sivjetme, e gjen Kosovën në rrugën e saj të ndërtimit të shtetit të lirë dhe demokratik, me angazhime të shtuara për krijimin e një ambient të qëndrueshëm në aspektin ekonomik dhe politik, me liri të plota njerëzore dhe në frymë bashkëpunuese me të gjitha shtetet paqedashëse dhe demokratike të rajonit dhe të botës.

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’ju uroj Kurban Bajramin me dëshirën që në familjet tona të ketë gjithmonë lumturi, paqe dhe mbarësi.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)