28 Mars 2024

Kryeministrin Hoti sot në interpelancë për ndarjen e Liqenit të Ujmanit

Prishtinë, 18 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë për të votuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, ndërkaq me pas do të mban seancë te re.  

Pas pikave të zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, Kuvendi do të mbajë interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.
 
Më pas, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar, si dhe do të shqyrtohet raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019.

Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 202 do të jetë pikë e radhës, për të proceduar tutje më shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe atij të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, për vitin 2019.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)