31 Maj 2020

Kryeministri Thaçi uron besimtarët bektashinj

Prishtinë, 22 mars - Me rastin e Festës së Madhe të Sulltan Nevruzit, nëpërmjet një urimi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve bektashinj.


“Në emër tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj që këtë ditë të mirëkuptimit, dashurisë dhe solidaritetit, ta kaloni në lumturi dhe harmoni, pranë familjeve dhe të dashurve tuaj. Uroj që në këtë ditë të madhe, në familjet dhe shtëpitë tuaja të mbizotërojë paqja dhe toleranca, si vlera më sublime që e karakterizojnë popullin tonë, shembull të kultivimit të tyre”, është thënë në urimin e kryeministrit Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)