22 Prill 2021

Kryeministri Thaçi takoi sekretarin e NATO-s Rasmunssen

Bruksel, 17 qershor - Në vazhdim të ditës së parë të vizitës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmunssen, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Sekretari Rasmunssen ka vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë si stabile dhe ka përshëndetur progresin e arritur në këtë fushë. Kjo situatë ka mundësuar që të vazhdojmë me reduktimin gradual të forcave të KFOR-it në Kosovë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë rolin e NATO-s dhe bashkëpunimin e ndërtuar deri tani me Qeverinë e Kosovës. “Ne jemi të përkushtuar”, ka thënë kryeministri Thaçi, “të rrisim bashkëpunimin në të gjitha fushat edhe në të ardhmen”.

Kosova ka progres të theksuar në ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve të sigurisë dhe KFOR-i do të vazhdojë bartjen e kompetencave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe në sigurimin e kufijve në Kosovë, ka vlerësuar sekretari i NATO-s Anders Fogh Rasmunssen.

Kosova e mirëpret reduktimin e forcave të KFOR-it, sepse ky reduktim vjen si rezultat i rritjes së sigurisë dhe paqes në Kosovë, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka theksuar se reduktimi nuk do të shkaktojë asnjë vakum në fushën e sigurisë, sepse institucionet e kosovare të sigurisë janë të gatshme të marrin të gjitha kompetencat në fushën e sigurisë.

Kryeministri Hashim Thaçi dhe sekretari Anders Fogh Rasmunssen janë pajtuar që NATO të vazhdojë mbështetjen e saj në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Temë e bisedës mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe sekretarit Anders Fogh Rasmunssen ka qenë edhe zhvillimet në veri të Kosovës. Është vlerësuar se zhvillimet në këtë pjesë të Kosovës kanë filluar të shënojnë progres. Kryeministri ka kërkuar nga NATO një bashkëpunim edhe më të madh në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ecur me hapa të shpejt në përmbushjen e të gjitha kritereve, që Kosova një ditë të bëhet pjesë e programit të NATO-së Partneritet për Paqe. Kosova është e përkushtuar përgjithësisht, ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi, që të vazhdojë angazhimet e saja në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)