23 Prill 2024

Kryeministri Thaçi ka pritur ish-kryeadministratorin, Petersen

Prishtinë, 27 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ish-kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jesen Petersen. Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për perspektivën euroatlantike të shtetit të Kosovës.

Kryeministri Thaçi me këtë rast para Petersen prezantoi të arriturat e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të vendit për thellimin e reformave të gjithanshme në politikë, ekonomi dhe në legjislacion.

Kryeministri Hashim Thaçi potencoi në mënyrë të veçantë vizionin e qeverisë që drejton për zhvillimin e qëndrushëm ekonomik të Kosovës. Në këtë kuadër kryeministri Thaçi theksoi disa nga sukseset e institucioneve të Kosovës në këtë drejtim, siç janë fillimi i punimeve në autostradën Morinë-Vërmicë-Merdarë, koncesionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, procesi i privatizimit të Post Telekomit të Kosovës, procesi i ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re, i hidrocentralit të Zhurit dhe projektet tjera me rëndësi strategjike.

Në takim është diskutuar edhe lidhur me procesin e njohjeve për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kryeministri Thaçi vlerësoi lartë angazhimin e diplomacisë kosovare dhe gjithë miqve ndërkombëtarë për rritjen e numrit të njohjeve, duke theksuar se ky numër do të vazhdojë të rritet në mënyrë të veçantë si rezultat i sukseseve të shtetit të Kosovës në të gjitha sferat.

Nga ana e tij, ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen, i shprehu kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzimet më të sinqerta për të gjitha sukseset e Qeverisë së Republikës së Kosovës në këto dy vite të shtetësisë.

Petersen në takim me kryeministrin Thaçi shprehu bindjen e tij se storia e Kosovës është një storie e suksesit dhe se pas anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, Republika e Kosovës në një periudhë jo të largët do të jetë pjesë edhe e institucioneve tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Perspektiva e Kosovës është perspektivë euro-atlantike dhe në këtë rrugë vendi juaj do t’a ketë gjithë përkrahjen e plotë të miqve ndërkombëtarë – tha ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)