21 Janar 2021

Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram Bill Clinton-it

Prishtinë, 12 shkurt - Me anë të një telegrami, për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur përgëzimet për suksesin e trajtimit shëndetësorë të ish-presidentit Clinton, në Spitalin Presbiterian në Manhattan të New York-ut.

Në telegram, pos tjerash, shkruan:

“President Clinton, ne sapo e morëm lajmin e gjendjes suaj shëndetësore dhe atë për trajtimin tuaj mjekësor që pasoi në Spitalin Presbiterian në Manhattan të New York-ut. Në emër të qytetareve të vendit tim, jam shumë falënderues që raportet e fundit tregojnë që po ndiheni më mirë dhe që procedura mjekësore të cilës ju nënshtruat kaloi me sukses.

Ju, z. Clinton, zini një vend të veçantë dhe të përjetshëm në zemrën e Kosovës, shtatorja juaj qëndron e fortë dhe krenare në kryeqytetin tonë dhe si Kryeministër – sinqerisht shpresoj që të keni një shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan në telegramin e kryeministrit Hashim Thaçi dërguar ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)