23 Prill 2024

Kryeministri Kurti viziton sot Republikën e Shqipërisë

Prishtinë, 11 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti viziton sot Republikën e Shqipërisë.

Gjatë vizitës kryeministri Albin Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryeministri Kurti po ashtu gjatë vizitës se sotme do te takohet edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku edhe do të organizohet ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti.

Kjo është vizita e parë të cilën kryeministri Albin Kurti e zhvillon jashtë Kosovës, që nga marrja e detyrës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)