24 Nëntor 2020

Kryeministri Kurti vizitoi Komunat e Klinës, Pejës dhe Gjakovës

Klinë, Pejë, Gjakovë, 8 prill - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon vizitat e tij nëpër komunat e Kosovës për t’u informuar nga afër me menaxhimin e virusit Corona.

Vizitat kryeministri në detyrë i bëri bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Bajrami, dhe ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Redzepi, ku i takun kryetarët e komunave të Klinën, Zenun Elezaj, të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe atë të Gjakovës, Ardian Gjini.   

Të gjitha institucionet vendore, si qendrore ashtu edhe ato lokale kemi qenë bashkë. Bashkë do të jemi deri sa ta mposhtim këtë virus. Masat e ndërmara nga organet komunale të Klinës për Qeverinë janë shpresdhënëse dhe kallxues se do të fitojmë përballë kësaj pandemie vetëm me disiplinë. Si qytetarë të Kosovës duhet të jemi të gëzuar që kjo komunë, ndonëse ishte prej të para që u shënua me pacientin 0, na e dëshmoi që me respektimin e masave të qeverisë dhe disiplinës qytetare fitorja ndaj këtij virusi do të jetë triumf i radhës.

Në takimin me kryetarin e Komunës së Pejës, z. Muhaxheri, u diskutua mbi domosdoshmërinë që lakorja e përhapjes së pandemisë COVID -19 të spostohet në kohë e të ulët në intensitet. Jemi të vetëdijshmë që masat e marrura nga autoritetet qeverisëse për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve kane prekur drejtpërdrejtë aktivitetet e shkollave tona. Por, për neve mbetet shumë e rëndësisshme që nxënësit të mos privohen nga mësimi, dhe prandaj kemi lansuar mësimin online, të cilin nxënësit tanë e kanë mirëpritur. 

Jemi në fund të maratonës. Muaji maj mund të jetë më i lehtë për secilin prej nesh. Prandaj, Kryeministri në detyrë Kurti në takimin e tij të sotëm me kryetarin e Komunës së Gjakovës, z. Gjini, i kërkoi që të bëjë apel tek qytetarët që të mos i frekuentojnë hapësirat publike si parqet e shëtitoret dhe të kenë kujdes me shëndetin e tyre.

Si Qeveri bëjmë thirrje që të kemi kujdes kur t’i frekuentojmë supermarketet dhe furrat e bukës. Marketet t’i dezinfektojnë karrocat e shportat, ndërsa qytetarët t’i pastrojnë duart pas përdorimit të tyre. Në furra të bukës të bëhet kujdes që jo i njëjti person që kryen pagesën t’a shërbejë edhe bukën. Për fund, të gjitha nevojat e tilla t’i bëjë vetëm një person në familje i cili në momentin e parë që kthehet në shtëpi të pastrohet menjëherë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Nëntor 2020

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 190-të i Këshillit Prokurorial. (Nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)  

- Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të lansojnë “T’i japim vendit ngjyra”.  (Këndi Olimpik, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 10:30)


- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportonin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Kompaninë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjareve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)    

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon pritje për ekspeditën e xhudos, pas suksesit të arritur në kampionatin evropian të xhudos, të mbajtur javën e kaluar në Pragë të Republikës së Çekisë, ku Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka u stolisën me medalje të bronztë. (Zyret e KOK-ut, ora 11:45)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Zyra e Kryetarit, ora 12:45 )

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin e Panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, shqyrton rekomandimet nga BE-ja të planit për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ors  13:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitojnë  Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. (Gjilan, ora 13:45)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Platforma ZOOM 5.0, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajn Konferencë për media. (Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan, ora 14:30)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz Limani, do bëjnë lansimin e projektit “Ndriçimi i Urës së Gurit”. (Pranë Urës së Gurit në Prizren, ora 18:00)