14 Korrik 2020

Kryeministri Kurti vizitoi komunat e Gjilanit dhe Dardanës

Gjilan, 7 prill - Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti vizitoi komunat e Gjilanit dhe të Dardanës.

Ai, bashkë me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Redzepi u pritën nga kryetarët respektiv të komunave, Lufti Haziri dhe Qëndron Kastrati.

Në Gjilan, Kryetari Haziri, fillimisht, e njoftoi Kryeministrin në detyrë për problemin me ujin e pijshëm në këtë komunë dhe formën se si po e trajtojnë këtë problematikë. Po ashtu, pashmangshëm, ai e njoftoi edhe për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga virusi Corona.

Nga pesëmbëdhjetë raste të konfirmuara deri më tani, dy janë të shtruar në infektivë, kurse tri të tjera janë tashmë të shëruar.

Kryetari Kastrati, në Dardanë, shpalosi formën se si po i menaxhon kjo komunë rastet me virusin Corona.

Fati i mirë në këtë fatkeqësi është që rasti i parë është lajmëruar shumë më vonë se në komunat e tjera, dhe se masat e duhura kanë hyrë në funksion menjëherë. Deri tani në këtë komunë i kemi dymbëdhjetë raste me virusin COVID-19.

Kryeminstri në detyrë, Albin Kurti, shprehu përkushtimin e Qeverisë ndaj këtyre dy komunave dhe gatishmërinë për bashkëpunim me to.

"Në këtë luftë jemi të gjithë bashkë. Virusi nuk na ndanë në komuna, etni e as moshë. Për këtë pandemi po mësohet çdo ditë. Ajo është sëmundje e re, prandaj edhe është sfidë për të gjithë botën."

"Sipas ekspertëve shëndetësorë parandalimi në këtë rast është gjithçka. Si Qeveri po marrim mbështetje edhe për respiratorë e masa të tjera mbështetëse, por kur ky virus të bëhet i dukshëm atëherë edhe mund të jemi vonë", potencoi ai.

"Meqenëse qytetarët mund të fillojnë të mërziten nga vet izolimi, e kur koha po fillon të ngrohet, apeli për të qëndruar në shtëpi duhet të rritet. Jemi në javët vendimtare për luftimin e këtij virusi. Nuk duhet të relaksohemi, përkundrazi duhet ta rrisim vëmendjen."

"Ne veçanti, ju bëjmë thirrje qytetarëve që kur t’i frekuentojnë marketet, t’i pastrojnë duart pas përdorimit të shportave dhe karrocave, si dhe të kenë kujdes me të hollat metalike. Sipas studimeve të fundit, këto dyja janë shkaktarët e përhapjes së virusit në masë të madhe", tha në fund ai.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2020 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti "Dekada e sigurisë 2010-2019" si dhe do të bëhet edhe prezantimi i përgatitur nga Policia e Kosovës, të ashtuquajtur:" Gjendja e sigurisë në trafikun rrugor". (Ndërtesa e Ministrisë sē Infrastrukturës, ora 10:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon konferencën online me temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?” (zoom.us/j/93560389814, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

 - Mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023 me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjithë OJQ-të (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 15:00)

- Në prani të Ambasadorit Gjerman, Christian Heldt dhe drejtori të GIZ, David Oberhuber do të nënshkruhet një partneritet publik-privat midis GIZ dhe Kolegjit Heimerer me qëllimi zbatimin e masave të menaxhimit të higjienës sipas hulumtimit më të fundit të Covid-19 që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e pacientëve dhe stafit në spitalet publike në Kosovë dhe do të parandalojë përhapjen e koronavirusit brenda këtyre institucioneve. (Tek Kolegji Heimerer, ora 15:00)

- Mbahet dëgjimi publik me Biznese të komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 16:00)

-  Demokraci për Zhvillim organizon  sallonin e radhës me temën “Ndikimi i pandemisë në punësimin e grave”. (Përmes platformës Google Meet, ora 17:00)

-  Ambasada e Francës permes rrjeteve sociale kremton Festën kombëtare franceze. (https://www.facebook.com/FranceauKosovo/,  ora 18:00)