24 Prill 2024

Kryeministri Kurti vizitoi kompanitë "Kosmonte Foods" dhe "Bylmeti”

​Prishtinë, 28 prill - Ky vit duket të jetë i suksesshëm për "Kosmonte Foods" dhe "Bylmeti". Kjo u dëshmua nga vizita që iu bë atyre sot nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj. Rozeta Hajdari dhe zv. ministrja e saj, znj. Inci Halac – Bylykbash.

Në "Kosmonte Foods", presidenti i saj, Lulzim Begaj, njoftoi për sukseset e kompanisë dhe historinë e saj. E themeluar në vitin 2000, Begaj ka punuar shumë për të krijuar një kompani të madhe e cila është e specializuar për importim dhe distribuim të produkteve të freskëta. Kjo kompani tashmë eksporton në Shqipëri, Gjermani e deri në Dubai.

Ballafaqimi me pandeminë, si për shumë mangësi të tjera, na ka bërë ta kuptojmë mungesën, nevojën dhe rëndësinë e prodhimit vendor. Prodhuesi vendor është shtyllë e rëndësishme ekonomike. Shteti krijohet me prodhime vendore. Si qeveri prioritet i yni është përkrahja për këto ndërmarrje.

Pastaj, vizita u bë në fabrikën "Bylmeti", prodhues e përpunues i qumështit, prodhimet e të cilit i kemi secili në shtëpitë tona. Aty e kemi edhe shembullin edhe prodhimin me punë të palodhshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)