25 Prill 2024

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për të kontrolluar Pandeminë

Prishtinë, 27 mars - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në zyrë e tij Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Takimi për temë kryesore të diskutimit pati situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Me këtë rast, Kryeministri në detyrë e njoftoi Ambasadorin Grøndahl për masat e reja të Qeverisë të cilat për qëllim kanë parandalimin e shpërndarjes e virusit Corona.

Në prag të javëve më kritike në luftën kundër përhapjes së shpejtë të sëmundjes, Kryeministri në detyrë Kurti theksoi përkushtimin e tij dhe Qeverisë për të kontrolluar në mënyrë sa më të suksesshme lakoren e përhapjes së pandemisë.

Ai gjithashtu rikujtoi rëndësinë e një bashkëpunimi gjithëpërfshirës në këtë drejtim, me ç’shkas Kryeministri në detyrë Kurti ka telefonuar kryetarët e 38 komunave të Kosovës me të cilët ka diskutuar problemet dhe vështirësitë e tyre në përballje me pandeminë COVID 19, si dhe nevojën dhe format e mbështetjes nga Qeveria në detyrë.  

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)