09 Prill 2020

Kryeministri Kurti shkarkon nga posti i zëvendëskryeministrit, Avdullah Hotin

Prishtinë, 26 mars - Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e kryeministrit.

Shkarkimi i Hotit vjen vetëm një orë pasi Kuvendi i Kosovës, votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Mocioni, që u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës – parti në koalicionin qeverisës - mori mbështetjen e 82 deputetëve, 34 votuan kundër dhe një deputet abstenoi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)