03 Prill 2020

Kryeministri Kurti pranon telegram urimi nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe

Prishtinë, 28 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një telegram urimi nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës së Kryeministrit.
 
Në urim thuhet:
 
Shkëlqesia Juaj,

Dëshiroj që në emër të Qeverisë dhe të popullit të Japonisë t'ua shpreh urimet e mia të përzemërta për emërimin tuaj si Kryeministër.
Japonia i kushton rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, një komb që shërben si çelës për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Japonia do të vazhdojë t'i mbështesë përpjekjet për reformën e Kosovës në kuadër të "Iniciativës së Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor", të cilën e prezantova në vitin 2018.

E përshëndes dialogun e nivelit të lartë vitin e kaluar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Kosovës si dhe hapjen e Ambasadës së Japonisë në Kosovë në janar të këtij viti si dëshmi të lidhjeve të forta midis dy vendeve. Shpreh vullnetin që të punoj ngushtë me Shkëlqesinë Tuaj për t'i fuqizuar marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme si politika, ekonomia dhe kultura.

Jam i lumtur që shkëmbimet mes njerëzve janë rritur në qytetin Sanjo në prefekturën Niigata, qyteti mikpritës që mbështet Kosovën me rastin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Tokio 2020. Shpresoj që marrëdhëniet tona dypalëshe do të zhvillohen më tej në fushën e shkëmbimeve mes njerëzve, me shpresa të mëdha për suksesin e sportistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike.

Ju lutemi pranoni urimet e mia të sinqerta për suksesin e Shkëlqesisë Tuaj dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

Sinqerisht i juaji,                  
Shinzo Abe
Kryeministër i Japonisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.