05 Qershor 2020

Kryeministri Kurti njoftoj ambasadorët e QUINT-it për rihapjen e ekonomisë

Prishtinë, 22 maj - Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, pritën në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Së pari, Kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave.

Këto vendime sipas Kryeministrit Kurti kanë për qëllim rihapjen e ekonomisë, e cila sikurse shëndeti publik është rrezikuar e dëmtuar nga pandemia.

Palët diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë, gjersa presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorët shprehën nevojën për stabilitet dhe demokraci në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)